Lajme

Unitetin politik për dialogun nuk do ta bëjë tryeza e Veselit

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 22 December 2018

Do të rezultojë shterpe nisma e kryeparlamentarit Kadri Veseli për takimin e përbashkët të përfaqësuesve të të gjithë spektrit politik, në të cilin ai synon të mbërrihet konsensusi për dialogun Kosovë-Serbi. Pjesa kryesore e opozitës do ta refuzojë ftesën, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë javë kreu i Kuvendit ka treguar se për të mërkurën e ka në plan ta organizojë një tryezë, rreth së cilës synon t’i ulë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, anëtarët e Ekipit negociator të bashkëkryesuar nga Shpend Ahmeti i Partisë Socialdemokrate (PSD) në opozitë dhe nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare që nuk janë pjesë e Ekipit, ata të Lidhjes Demokratike (LDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Përfaqësues të këtyre partive kanë theksuar të premten se refuzojnë t’i përgjigjen ftesës së Veselit.

-Advertisement-

Avdullah Hoti është shef i Grupit parlamentar të LDK-së. Ai ka thënë në një konferencë shtypi se para se të shkohet në dialog duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme në Kosovë, ndërsa Ekipin negociator të formuar së fundmi e ka quajtur pa legjitimitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera