Sport

Unitedi nuk dorëzohet, 110 milionë euro për yllin e Atleticos

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 10 September 2017

Manchester United ende nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Atletico Madridit, Antoinne Griezmann.

Skuadra e Unitedit në afatin kalimtar të verës së vitit 2018 do të bëjë një tjetër tentativë për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin francez të Atletico Madrid.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit drejtuesit e Unitedit janë të gatshëm të shpenzojnë 110 milionë euro për Griezmann.

Futbollisti i përfaqësueses franceze ishte shumë pranë kalimit te “djajtë e kuq” këtë verë, por ndëshkimi i Atletico Madrid nga ana e FIFA-s me bllokoi gjithçka.

-Advertisement-

Për Griezmann interesim ka shprehur edhe skuadra e madhe kataluanese, Barcelona.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera