Rozë

Unikkatili performon në stadiumin e Durrësit?

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 02 June 2018

Rikthimi i Unikkatilit u trembua fuqishëm në të gjitha mediat.

Reperi i njohur i cili ka mbajtur me dekada një profil diskret, tashmë po bëhet më publik me postime në rrjete sociale e koncerte.

E nisi në Europë dhe duket që s’do ndalet. Gjatë kësaj vere, Viktori mes tjerash do jetë edhe në Durrës.

-Advertisement-

Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi të cilën e ka siguruar Prive.al ku Unikkatili shihet teksa përmbyllë marrëveshjen për një koncert në stadiumin e Durrësit.

Data dhe detajet tjera priten të kuptohen me kohë edhe pse Unikkatili performoi së fundmi edhe në diasporë.

Kujtojmë se Unikkatili në vitin 2012 mblodhi rreth 25 mijë adhurues në stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Reperi nuk ka dyshime se do ta mbushë edhe stadiumin e Durrësit, apo cilin do stadium tjetër shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera