Rozë

Unikkatil apo Noizy, cili mbajti koncertin më të madh në trojet shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 15 August 2022

Njëri mbajti koncert të madh në vitin 2012, e tjetri në 2022. Fjala është për reperët shqiptar Viktor Palokaj ose i njohur artistikisht si Unikkatil dhe Rigels Rajku, i njohur në publik si Noizy.
Ishte korriku i vitit 2012 kur në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë u organizua koncerti madhështor nga “Powwow Entertainment”, e që do këndonte Unikkatil, ku sipas lajmeve për këtë koncert u shitën më shumë se 20 mijë bileta, shkruan lajmi.net.

Nga ajo kohë, koncerte të tilla me numër kaq të madh të publikut nuk organizoi ndonjë kompani e muzikës apo reper shqiptar.

10 vite pas, rep-artisti Noizy paralajmëroi një koncert madhështor ku sipas tij do të ishte më i madhi në trojet shqiptare.

-Advertisement-

Në koncertin që u organizua nga vet Noizy, disa media kanë raportuar se janë shitur 15-18 mijë bileta.

Deri sa në koncertin e Viktorit morën pjesë vetëm anëtarë të grupit të tij, ku në fjalën e tij në hyrje të koncertit, ai kishte deklaruar se ka pranuar edhe më herët ftesa për të performuar përkrah artistëve ndërkombëtarë që kishin performuar në Prishtinë, por që nuk kishte pranuar oferta të tilla.

Në anën tjetër, tek Rigelsi në Tiranë dje kanë qenë të ftuar rreth 40 artistë të cilët ishin ndërkombëtarë e shqiptarë.

Rikujtojmë se edhe pse Unikkatil ka filluar shumë më herët karrierën e tij si reper, Noizy gjithashtu kishte pasur influencë tek dëgjuesit e këtij zhanri në kohën kur doli në skenë. Të dy ata nuk kanë kursyer ndonjëherë edhe kunjat nëpër këngë, por asnjëherë nuk ka pasur diçka direkte. Derisa reperi nga Kosova nuk ka përmendur asnjëherë atë nga Shqipëria ky i fundit së fundmi ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me reperin në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera