Lajme

UNICEF: Mbi 1 milion fëmijë kanë ikur nga lufta civile e Sudanit Jugor

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 08 May 2017

Më shumë se 1 milionë fëmijë kanë ikur nga lufta civile e Sudanit Jugor, njofton agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF.

Ndërsa 1 milion fëmijë tjerë sudanezë janë të zhvendosur brenda vendit, pasi që kanë ikur nga shtëpitë e veta për shkak të luftës civile, sipas UNICEF, transmeton Express.

“E ardhmja e një gjenerate është vërtetë në rrezik,” ka thënë Leila Pakkala, Drejtoreshë Rajonale e UNICEF-it për Afrikën e Lindore dhe Jugore.

-Advertisement-

Gati 62 për qind të refugjatëve nga Sudani Jugor janë fëmijë, sipas UNICEF, ndërsa më shumë se 75.000 fëmijë janë vetëm apo pa fëmijët e tyre.

Rreth 1.8 milionë njerëz  kanë ikur nga Sudani Jugor në total.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera