Lajme

UNICEF emëron ambasadoren e parë të vullnetit të mirë për refugjatët

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 19 June 2017

UNICEF do të emërojë një aktiviste 19-vjeçare siriane si ambasadoren e parë të vullnetit të mirë për refugjatët, njoftoi sot fondi i fëmijëve i OKB-së.

Muzoon Almellehan u arratis nga Siria në vitin 2013 dhe jetoi si refugjate në kampin e refugjatëve në Za’atari në Jordani përpara se të rivendosej në Britaninë e Madhe.

Ajo filloi të ngrinte zërin publikisht për hyrjen e fëmijëve në arsim, veçanërisht për vajzat, gjatë 18 muajve të saj në kamp.

-Advertisement-

“Që fëmijë, e dija se arsimi ishte çelësi i të ardhmes sime, kështu që kur u arratisa nga Siria, gjërat e vetme që mora me vete ishin librat e mi të shkollës”, tha Muzoon në një deklaratë të botuar nga UNICEF.

“Si refugjate, pashë se çfarë ndodh kur fëmijët detyrohen t’i ushtrohen një martese të hershme ose punëve të krahut, humbasin arsimin dhe mundësitë për të ardhmen”, thotë ajo.

Kohët e fundit, Muzoon udhëtoi me UNICEF-in në Çad dhe u takua me fëmijët të cilët ishin të detyruar të linin shkollën për shkak të konfliktit me Boko Haramin. Në zonat e konfliktit në Çad, numri i vajzave që mungojnë në shkollat fillore është tre herë më i madh se ai i djemve.

“Që nga viti 2010, më pak se 2 për qind e fondeve humanitare është shpenzuar për arsimin dhe 8,5 miliardë dollarë nevojiten çdo vit për të plotësur nevojat e tyre”, sipas UNICEF.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera