UNICEF: 130 fëmijë në situatë rruge në 8 komuna, shumica nga komunitetet joshumicë
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 28 February 2024
130 fëmijë në situatë rruge janë identifikuar në tetë komuna të Kosovës, sipas raportit “Fëmijët në situatë rruge”, që është publikuar të mërkurën nga zyra e UNICEF-it në Kosovë.
Sipas raportit, ata janë të moshës 6-17 vjeç dhe u përkasin kryesisht komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Udhëheqësja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, tha se varfëria është shkaktari kryesor që i ka shtyrë të dalin në rrugë.
“95 përqind e shohin varfërinë si shkakun kryesor. ‘Ne dalim që të ofrojmë para për familjen, pra që të blejmë bukë’. Një nga 5 familjet e përdor këtë formë për mbijetesë. Një realitet që i detyron familjet pavarësisht vetëdijes për rrezikun”, tha Zicherman.
Ajo shtoi gjithashtu se shtytësit kryesor që këta fëmijë të dalin në rrugë janë familjet.
“Është një realitet i këtyre fëmijëve dhe familjeve që i detyron fëmijët të dalin në rrugë pavarësisht rrezikut. Për të parandaluar këtë duhet të forcojmë ndërhyrjen tonë në familje për të parandaluar që të tjerët të përfundojnë në këtë rrugë. Ndonjëherë kemi akterë të shumtë të fëmijëve që vinë në Kosovë, 80% i përkasin komuniteteve romë, ashkali, që paraqet diskriminim afatgjatë. Raporti tregon edhe kequshqyerjen, mungesën e ushqimit”, tha tutje Zicherman.
Një rëndësi shumë e madhe sipas udhëheqëses së UNICEF-it, është edhe zbatimi dhe strategjia e BE-se në raport me fëmijët në situatë rruge, dhe se aty arsimi duhet të jetë i qasshëm.
“Njohuritë nga studimi tregojnë qasje më të mirë për të ofruar mbështetje për t’iu përgjigjur atyre që janë të prekur”, u shpreh Zicherman. Sipas saj, vetëm 1/4 e tyre e ndjekin shkollimin.
Zyrtarja për monitorim dhe vlerësim në UNICEF në Kosovë, Dida Dobranja, ka thënë se përgjigjet që më së shumti kanë marrë nga ta janë se ata kërkojnë lëmoshë ose punojnë.
“Kur i kemi pyetur se çka bëni me të ardhurat, shumica e tyre na kanë thënë se ua japim prindërve apo i përdorim për të blerë ushqim”, është shprehur Dobranja.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se fëmijët në situate rruge paraqesin një shqetësim në të gjitha vendet e BE-së.
“BE mbetet e përkushtuar në promovimin e të drejtave themelore, BE-ja dëshiron të shohë përmirësim të legjislacionit. Ligji për mbrojtjen e fëmijës është miratuar në vitin 2008 por ende po gjen vështirësi në zbatim. Është e rëndësishme të theksohet se fëmijët në situatë rruge janë si një nga më të cenueshmit, ata do të paguajnë shumë, duhet t’iu përgjigjemi fëmijëve, atyre pa kujdes prindëror, të trafikimit, viktimat e abuzimit me drogë… të gjithë këta janë në situatë rruge dhe janë në rrezik. BE-ja dhe UNICEF-i vazhdojnë të mbështesin nevojat esenciale për të mbështetur fëmijët në situatë rruge”, tha ai.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u shpreh se këta fëmijë janë më të rrezikuarit, teksa përmendi shërbimet sociale që i ofron dikasteri i saj.
“Kjo kategori e fëmijëve është mbase më e rrezikuara sepse janë këta fëmijë që i ekspozohen rrezikut të trafikimit, dhunës, mungesës së arsimit, mungesës së shëndetit. Konsideroj se brenda kohës, nga janari i vitit të kaluar kemi marrë adresim për çështjet sociale”, tha ajo.
Ministrja tutje shtoi se: “Punët të cilat i bëjnë fëmijët në situatë rruge i rrezikojnë ata. Ministria e Drejtësisë ofron shërbime sociale për këta fëmijë. Kemi pasur në fokus finalizimin e akteve nënligjore që derivojnë nga ligji për mbrojtjen e fëmijës, konsideroj që ka pasur mungesë të vullnetit. Këto projekt-udhëzime do procedohen për miratim në qeveri, mirë duhet të bëhet edhe miratimi i buxhetit, duhet të mbështeten në aspektin buxhetor”.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaroi se 130 fëmijë të moshës 6-7 janë të rrezikuar si pasojë që gjenden në dhe punojnë në rrugë.
“Filluar nga titulli i studimit qe tregon një situatë të vështirë që asnjë fëmijë në botë nuk do ishte mirë të ishte në atë pozitë, është e rëndësishme koordinimi, bashkëpunimi jonë për të zvogëluar numrin e fëmijëve që gjenden në atë rrugë. MAShT-i ka lansuar politikën për mbrojtjen e fëmijës që punon për zhvillimin e institucioneve arsimore, kjo politikë bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën e BE-së”, tha Nagavci.
“MAShTI vazhdon të punojë për parandalimin e braktisjes dhe mos-regjistrimit në shkollë të fëmijëve dhe parandalon fëmijët të punojnë në rrugë. 130 fëmijë të moshës 6-7 vjeçare janë identifikuar në situatë rruge, shumica dërmuese nga komunitetit ashkali dhe egjiptian. MAShTI ka marrë masat për buxhet, është viti i tretë që ndajmë buxhet për mbështetje subvencionale dhe duke u dhënë mbështetje për nevojat e këtyre fëmijëve në situatë rruge”, tha tutje Nagavci.
Udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, e konsideroi të rëndësishëm këtë raport, i cili synon të ofrojë të kuptuarit të ri të jetës, i cili është bazuar në konventën e të drejtave. Është e rëndësishme të kuptojmë se vetëm një fëmijë në situatë rruge përfshin shumë të tjerë.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...