Lajme

UNESCO mbron pyjet e virgjëra shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 09 July 2017

UNESCO merr në mbrojtje edhe dy zona të tjera në Shqipëri. Komiteti i Trashëgimisë Botërore i mbledhur në Krakovë të Polonisë miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të ahut me dy zona nga Shqipëria.

Zona e Lumit të Gashit në Tropojë dhe Zona e Rrajcës në Përrenjas janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pyjet e ahut në Rrajcë janë pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili është kthyer tashmë në një destinacion turistik në Juglindje të Shqipërisë, ndërsa Zona e Mbrojtur “Lumi i Gashit ishte përfshirë nga autoritetet shqiptare si Rezervë Strikte Natyrore kategoria Parë në vitin 1996.

-Advertisement-

Sipas studiuesve shqiptarë, këto zona përfaqësojnë aktualisht ‘ishujt’ e fundit me pyje të virgjëra natyrore që kanë mbetur në Shqipëri.

Aktualisht ne Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s janë përfshirë nga Shqipëria Qyteti Antik i Butrintit, qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe Isopolifonia shqiptare.

Shqipëria pritet të dorëzojë në UNESCO edhe dosjen për emërimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit, pasi pjesa maqedonase e këtij liqeni, ku ndodhen edhe dy të tretat e sipërfaqes, është pjesë e Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1979, shkruan Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera