Lajme

“Unë votoj, ti voton, Dejona vendos”, Selmanaj: S’ka lidhje sa % i ka VV pas 9 shkurtit, prap atë duhet me pyet

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 15 October 2024

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të mesazheve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, ku konfirmon përfshirjen e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj për dallavere me rrymë, e po ashtu edhe për kontaktet e vazhdueshme me tashmë ish-kryeshefin e KEK-ut, ku ajo vendoste se kur të ndalej rryma në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, Selmanaj ka thënë se njerëzit me të drejtë pyesin që pse opozita merret me Dejonën, përderisa ajo nuk e ka asnjë pozicion publik.

Sipas tij, gjatë fushatës, kur deputetët e VV-së të kërkojnë votën, ai i ka bërë thirrje atyre që të kërkojnë që të vijë edhe vetë Dejona të jap premtime, përderisa ajo i merr vendimet.

-Advertisement-

Reagimi:

Shumë njerëz me të drejtë pyesin: pse opozita merret me Dejona Mihalin, një person pa asnjë votë dhe pa asnjë pozicion publik?

Pikërisht për këtë arsye. Ne duam të tregojmë se si Lëvizja Vetëvendosje funksionon si një sekt i mbyllur, si një grup parapolitik, ku ministrat i raportojnë Dejones (madje ata vetë e kanë pranuar se “konsultohen” me të), dhe deputetët lexojnë fjalimet që ajo u shkruan.

Tani është konfirmuar që edhe Drejtori i KEK-ut i raporton asaj. Ajo vendos kur të ndalet rryma dhe asnjë komunikatë e KEK nuk publikohet pa miratimin e saj.

Prandaj, tash gjatë fushatës kur të vijnë deputetët e VV-së me kërku votë për zgjedhjet e 9 Shkurtit me premtimin se do ta bëjmë këtë e do ta bëjmë atë. Ju lutem kërkoni që të vijë Dejona e të jap premtime, sepse veç ajo merr vendime.

Si 3%, si 30% si 300%, hiç ska lidhje sa deputet e çfarë % Vetëvendosja do ti ketë, prapë Dejonen duhet me e vetë (pyet).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera