Rozë

“Unë solla Elvanën për të të dhan lekët”- Breçani përmend sërish këngëtaren

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 23 November 2023

Janë zbuluar të tjera biseda komprometuese të ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe birit të tij Eralb Breçani.

Ish-nëndrejtori është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralbit se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve.

Në bisedë Breçani, identifikohet me kodin K99EP, ndërsa djali i tij me kodin S7DEGI.

-Advertisement-

Në të njëjtën bisedë, Breçani përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.

Pjesë nga dosja

10.7.2.9. Me date 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dergon mesazhe S7DEGI:

Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave…Ok…Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt…Dhe me tha une solla Elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy