Lajme

“Unë me 10-she nuk kam mujt me hy në Kuvend”, qytetari i revoltuar për notat e dobëta të deputetit të LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 15 September 2022

Javën e kaluar në media u publikua dëftesa me notat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Ku sipas kësaj dëftese del se deputeti i Kuvendit të Kosovës ka pasur një sukses goxha të dobët në shkollën e mesme të lartë.

Madje atij i ishte mbyllur nota (1) në Biologji. Në lidhje me këtë ka pasur reagime të shumta se si një person me një sukses të tillë arrin të bëhet deputet në Kuvend.

Madje një qytetar për Gazetën Infokus ka thënë se i ka notat të gjitha 10-she por nuk ka mundur të jetë pjesë e Kuvendit.

-Advertisement-

E sipas tij as presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk e meriton karrigen e të parës së shtetit.

“Ku mujn ata me hy ne Kuvend skam mujt Unë me 10-she e po hyn ata me nota të dobëta thuj ti presidentja s’di a e meriton vendin e punës ”, tha një qytetar nga Prishtina.

Revolta të tilla kanë pasur edhe të tjerë qytetarë të cilët deklarojnë se persona të tillë nuk duhet të kenë mundësi të bëhen deputetë.

Mirëpo pati edhe të tillë që mendojnë se notat nuk kanë ndonjë ndikim të madh e sipas tyre aq më pak në politikë.

Kjo nuk është hera e parë që politikanëve në vend iu publikohen notat e shkollës e nuk janë ta rralla rastet kur shkrimet e tyre janë me gabime skandaloze drejtshkrimore madje edhe kur regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Të tillë pati që gabuan e nuk ditën ta shkruajnë as emrin e qytetit prej nga vijnë madje as pozitën që kanë./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqni storien:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera