Rozë

“Unë kam një ankth shumë të keq…”/ Rita Ora zbulon se si vepron në të tilla raste

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 01 March 2024

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka zbuluar së fundmi se është mësuar të njohë shenjat që tregojnë se do të pësojë një sulm paniku, pasi luftoi me ankthin për shumë vite.

Ylli i muzikës ka vendosur që të flasë hapur për betejat e saj për shëndetin mendor gjatë një interviste me Evgeny Lebedev në podkasitn e tij, “Brave New World”. 33-vjeçarja ka treguar gjithashtu edhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj.

Duke vlerësuar metodat e mirëpublikuara të “The Ice Man Wim Hof”, Rita tha se merr pjesë rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe, e ndjekur nga një zhytje ose dush i ftohtë.

-Advertisement-

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” shtoi se sulmet e panikut dikur ndiheshin të huaja kur ndodhnin, por ka përdorur akupunkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e saj. Ora u shpreh se:

“Unë kam një ankth shumë të keq, mendoj se kushdo në industrinë time ka ankth. Ka ditë që janë më të mira se ditët e tjera. Tani kam mësuar vërtet të kuptoj se kur do të vijë ankthi. Thjesht marr frymë dhe qëndroj e heshtur për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze, përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”.

Këngëtarja e famshme zbuloi gjithashtu se pasi u ‘fiksua’ pas metodave të Wim Hof-it, të cilat përfshijnë meditim të rregullt dhe banjë me akull, ajo e befasoi bashkëshortin e saj Taika Waititi duke e ftuar atë të vizitojë shtëpinë e tyre.

“Unë në fakt i kërkova të vinte dhe t’i bënte një surprizë burrit tim për ditëlindjen e tij dhe burri im nuk është aq i fiksuar sa unë”, tha ylli i muzikës.

Rikujtojmë, se Rita Ora ka surprizuar fansat duke publikuar këngën e saj më të re me titull “Last of Us”, në bashkëpunim me DJ-in amerikan të njohur, Gryffin. Ky projekt i ri prek zemrën e zhanrit ‘Dance-electronic’. Për më tepër, Rita ka vendosur të ndryshojë imazhin e saj tradicional, duke u shfaqur shumë ndryshe në videoklipin e këngës. Ky ndryshim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të këngëtares në rrjetet sociale, të cilët janë shprehur pozitivisht për look-un e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera