Fun & Video

Unë jam 63 vjeç, ajo është 22. E vërteta e marrëdhënies sonë, nuk ka lidhje me atë çfarë mendon bota!

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 07 July 2021

Në moshën 60 vjeçare u tërhoqa nga karriera ime dhe u zhvendosa nga Kanadaja në Republikën Dominikane. Hoqa nga vetja shumicën e përgjegjësive për fëmijët e mi të rritur dhe u divorcova nga gruaja ime.

Pasi kisha adoptuar tetë qen endacakë nga rrugët e Puerto Plata, isha duke kërkuar një faqe për shpëtimin e kafshëve në Facebook kur vura re postimin e një vajze. Megjithëse Aleks ishte vetëm 20 vjeç dhe jetonte në SHBA, unë i dërgova asaj një mesazh. Dhe edhe pse isha 40 vjet më e madhe se ajo, ajo u përgjigj.

Kishim komunikime të vazhdueshme në internet deri nëorët e para të mëngjesit, deri sa një ditë e ftova të më vizitonte aty ku unë jetoja.

-Advertisement-

Nëna e Aleksit, gati 10 vjet më e vogël nga unë, më kontrolloi në Google dhe ra dakord që vajza e saj të përdorte një fjalë me kod, në rast se ndjehej në rrezik. Dhe kështu, disa muaj pas bisedave në Facebook, Alex u largua nga vendi i saj dhe hyri në jetën time. Pak më shumë se një vit më vonë, ajo u martua me mua.

Në kohën kur shkëmbyem premtimet tona, kishim përjetuar për disa kohë shqetësimet shoqërore që lidhja jonë dukej se u shkaktonte të tjerëve. Miqtë e mi, dhe të saj gjithashtu, vunë në dyshim dashurinë tonë. Fëmijët e mi – intelektualë të arsimuar, liberalë – nuk dinin si ta pranonin faktin që të dy ishin të paktën gjashtë vjet më të mëdhenj se nusja e re e babait të tyre. Për nënën time herreje ky lajm ishte një tmerr i madh. Nëna e Aleksit, ishte po aq e frikësuar sa familja ime.

Edhe ne kishim frikë nga marrëdhënia jonë. Se mos ndoshta me kalimin e kohës dashuria do të na pakësohej, respekti për njëri-tjetrin gjithashtu. Unë pas shumë viteve në një martesë të palumtur, ajo që më duhej nuk është seksi, por intimiteti dhe edukimi. Vetëm ata që na njohin, miqtë tanë dhe të afërmit tanë të ngushtë – e dinë historinë e vërtetë. Gruaja ime është një piktore. Unë u tërhoqa nga karriera ime për t’iu kushtuar më shumë jetës sime të shkruarit, një pasion që unë e kisha ushqyer për pjesën më të madhe të jetës time, por e injorova ndërsa përpiqesha të krijoja një familje.

Janë artet ato që lidhin Aleksin dhe mua. Ne e duam njëri-tjetrin në një nivel që tejkalon seksin ose paratë. E megjithatë jemi akoma të dëbuar si çift. Ajo që bota e jashtme sheh nuk është pasioni i dy shpirtrave. Të tjerët më shikojnë si një burrë të pasur, që ka pranë vetes një vajzë shumë më të re vetëm falë parave.

Në të vërtetë, pasi u martova me Aleksin, unë jam bërë shumë më i ndjeshëm dhe më i vetëdijshëm për nevojat e të tjerëve.

Por ne kemi vendosur t’i anashkalojmë bisedat e të tjerëve për ne. Megjithatë nuk ka asnjë rast kur drekojmë në restorant që të mos më pyesin se çfarë dëshiron të porosisë vajza ime. Unë e dua gruan time aq sa nuk kam nevojë për miratimin e të tjerëve, veçanërisht të njerëzve që nuk i njoh. Aleksi më ka mësuar ta dua veten. Dhe për këtë, unë e dua atë edhe më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera