“Unë i bie më të fortit, e këpus në mes”, paralajmërimi i Metës për Ramën
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 10 August 2022
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se e pret një betejë e fortë politike. Në një takim me strukturat e PL-së së Tiranës, Meta tha se do ta shembë sistemin e kalbur dhe të korruptuar që ka krijuar kryeministri.
“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë, të jeni të sigurt se shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar. Për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin, me qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e ndershëm. Këtë sekt që nuk ngopet së torturuari dhe shkaktuari vuajtje ndaj qytetarëve më të rregullt dhe më të thjeshtë të vendit tonë. Unë jam këtu që të mbaj premtimet dhe premtimi im është se siç shemba në emër të ligjit dhe të ardhmes së Tiranës, gjithë kioskat e të fortëve e Parkut Rinia dhe të tutorëve të Edit, kështu do të shemb i pari unë dhe ju, një milion qytetarë të Tiranës, të gjithë së bashku, këtë kalbësirë, regjim që vetëm vjedh, mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve me falsifikime”, deklaroi Meta.
Kreu i PL kishte edhe një mesazh për Ramën: “Si çun i Pazarit të Ri, dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti, por bën si më i forti. E këpus në mes, që t’i duket Erioni Kolonjës gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë”.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...