Lajme

‘Unë budallë nuk jom’, dëshmitari me kërkesë ndaj avokatit të Mustafës: Mos bo kësi pyetje se po më doket palidhje

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 22 September 2021

Po vazhdon marrja në pyetje për të tretën ditë radhazi të dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Seanca në të shumtën e kohës po mbahet e mbyllur për publikun, teksa u hap gjatë kohës kur avokati mbrojtës i Mustafës i parashtronte pyetje dëshmitarit, shkruan Reporteri.net.

Dëshmitari pati deklaruar se ngjarja ka nododhur natën dhe se nuk ka pasur mundësi të shihte se kush e ka rrahur.

-Advertisement-

“Nuk kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur”, ka thënë ai kur është pyetur nga avokati i Mustafës për të përshkruar pretendimin e tij për rrahje.

Prandaj avokati e pyeti dëshmitarin se prej nga e di se Mustafa ishte njëri nga personat që e kishin rrahur atë.

Pyetja u parashtrua disa herë nga mbrojtja e Mustafës, pasi që dëshmitari thoshte se nuk po e kupton pyetjen.

Madje dëshmitari tha ‘mos më qit këso pyetje se po më doket palidhje’.

“Atë personin që po ma përmend qe 100 herë, nuk ki nevojë me ma përmend qaq shumë herë po të them drejt, nuk e kam njoftë as se kam ditë, por unë nuk jam budallë, po ai zotëria është qeky, qai është, mos më qit më qësi pyetje se po më doket pak palidhje.”, tha dëshmitari.

Pjesa e transkriptuar nga Specialja:

Avokati: Zoti dëshmitar, ai personi me atë kapelën e kuqe që përmende ti, a e di se a ishte edhe ai i pranishëm aty ku të rrahën, ku të vunë pistolen në kokë?

Dëshmitari: Po.

Avokati: A mund të na përshkruar atë personin? A mund të na thuash dicka tjetër?

Dëshmitari: S’kam cka me përshkru se u kanë natën, s’di.

Avokati: Nuk e përshkruan dot?

Dëshmitari: Nuk di.

Avokati: Zoti dëshmitar, nga e di ti në fakt, që i akuzuari ishte njëri prej atyre që po të rrihshin, nga e di ti këtë?

Dëshmitari: S’pe kuptoj pyetjen çka po më thu.

Avokati: Po ta them ndryshe, a e di ti nëse ky personi që po akuzohet këtu në gjyq, ka qenë një prej atyre që po të rrihnin?

Dëshmitari: Nuk e di vallahi, apet s’po të kuptoj.

Avokati: Këtu në këtë cështje, po gjykojmë një person, ai i akuzuar është klienti im dhe unë po të pyes ty nëse ti e di nëse klienti im, i akuzuari ka qenë një prej atyre personave që po të rrehshin ty atë natë?

Dëshmitari: Po.

Avokati: Nga e di ti këtë?

Dëshmitari: Valla e di, se ma vonë e di se kryesori u kanë qai personi, kurrë në jetë se kam pa, po nashta kur i kanë dhezë bateriat e kam pa si person po s’po më kujtohet. Logjikisht ai u kanë kryesori aty.

Avokati: Por ti thu se nuk e ke njohur atë person më përpara, se ke parë?

Dëshmitari: (Nuk kuptohet).

Avokati: Po të pyes përsëri, nga e di ti se i akuzuari është personi që po të rrihte ty atëherë, më duhet ta di, nga e di ti që ishte ai. Nuk e njihje më parë atë person prandaj ma shpjego pak të lutem. Zoti dëshmitar të lutem prit derisa të përfundoj pyetjen.

Dëshmitari: Atë personin që po ma përmend qe 100 herë, nuk ki nevojë me ma përmend qaq shumë herë po të them drejt, nuk e kam njoftë as se kam ditë, por unë nuk jam budallë, po ai zotëria është qeky, qai është, mos më qit më qësi pyetje se po më doket pak palidhje.

Kjo është dita e tretë që ky dëshmitar po dëshmon në rastin ndaj Mustafës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera