Lajme

UNDP siguron artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 26 March 2020

Rreth 12 mijë copa dorëza gome dhe 500 dezinfektues janë dorëzuar nga Programi i Kombeve të Bashkuar për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, edhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME).

Kështu ka bërë të ditur UNDP përmes një kominikate për medie, shruan Gazeta inFokus.

“UNDP vlerëson punën vetëmohuese dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të të gjitha institucioneve të linjes së parë  në këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të jetë partner i përkushtuar me shpresë që kontributi ynë do ta lehtësojë sado pak punën e gjithë atyre që janë duke punuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, thuhet në këtë komunikatë.

-Advertisement-

 

UNDP dhe AME janë partnerë shumëvjeçar që kanë bashkëpunuar në një numër projektesh për të adresuar parandalimin por edhe pasojat e fatkeqësive natyrore.

“Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale dhe Njësiteve profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, UNDP ka siguruar artikuj më të nevojshëm mbrojtës:• 12.000 copë dorëza gome dhe• 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila)”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera