Lajme

UNDP shënon Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 15 November 2019

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit “Interdev 2”, sot organizon panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave.

13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane nga Vitia dhe Dragashi do të prezantojnë bizneset e tyre në këtë ngjarje duke shfaqur produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, UNDP-së dhe zyrtarë komunalë do të jenë të pranishëm në këtë panair që mbahet në Qendrën Kulturore në Viti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera