Lajme

UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e dytë të kontrollit kufitar

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 29 November 2024

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka dhënë donacion për Policinë e Kosovës, dy skaner dhe 20 komplete të veglave të punës, të nevojshme për kontroll në vijën e dytë të kontrollit kufitar.

Kjo gjatë një ceremonie të mbajtur të premten në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së në prani të drejtorit të Departamentit për Mbështetje Fatmir Bajrami, drejtorit të Departamentit për Polici Kufitare Fehmi Xhata, si dhe zëvendësdrejtor të UNDP-së Dudley Tarlton.

“Policia e Kosovës shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga UNDP me pajisje logjistike dhe teknologjike të cilat ndihmojnë PK-në që të jetë më efikase dhe efektive në luftë kundër të gjithave llojeve të krimit, përfshirë atë transkufitar, dukurive negative si dhe ofrimit të një sigurie më të mirë për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera