Unaza qendrore e Prishtinës bëhet me “smart” ndriçim
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 01 July 2023
Prishjet eventuale në ndriçim publik nuk do të ketë më nevojë t’i lajmërojnë vetë. Nga kjo barrë, banorët e zonës së unazës qendrore në kryeqytet së shpejti pritet t’i kursejë teknologjia.
Tashmë ka filluar instalimi i infrastrukturës për ndriçimin e mençur që në mënyrë online do të komunikojë me Drejtorinë për Shërbime Publike, raporton “Ju Flet Prishtina”.
“Po flasim për një dhomë kontrolli e cila na e mundëson me e kontrollu ndriçimin në kryeqytet, ku në kohë reale i marrim të gjitha shënimet, për energjinë që po shpenzohet, si dhe njoftime rreth dëmtimeve. Kjo na mundëson me rregullu edhe pjesën e ndriçimit në aspektin e kapacitetit, prej 0 në 100 varësisht nga nevoja”, bëri të ditur drejtori Ilirik Musliu.
Ndriçimi që do të rregullohet me led, pritet që të kursejë të paktën për 60% energjinë elektrike. Derisa plani është që ky projekt të shtrihet në tërë kryeqytetin, duke vazhduar në zona të tjera nga viti i ardhshëm.
Njohës të fushës këtë e kishin sugjeruar kohë më parë.
“Kemi pas shumë raste kur ndriçimi publik edhe gjatë ditës ka qenë i ndezur, kur është smart ai automatikisht ndalet. Kjo ndikon edhe në të hyrat e Komunës, çmimi i 1kW për ndriçim publik është 10.66 cent plus tarifa e tvsh”, deklaroi Burim Ejupi, Drejtor në INDEP.
Qytetarët, ndërkaq, presin lehtësira nga ky investim pasi tregojnë raste kur u deshën disa ditë pritje për një rregullim nga ana e Komunës.
Projekti total që parasheh të rregullohet ndriçimi edhe në disa zona të tjera në Prishtinë, pritet të kushtojë 600.000 euro.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...