Sport

Umtiti nuk dëshiron të largohet nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 26 October 2020

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti tash e një kohë flitet për një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, shkruan Gazeta inFokus.

Që nga ardhja e trajnerit të ri tek katalunasit, Ronald Koeman, francezi e ka humbur vendin e startuesit pasi tekniku holandez nuk e sheh në planet e tij.

Megjithatë edhe pse nuk ka minuta, Umtiti, nuk dëshiron të largohet nga klubi blaugran.

-Advertisement-

“Gjithçka ishte e mundur gjatë merkatos. Lyon është klubi im dhe qyteti im. Ata më dhanë mundësinë për t’u parë”, ka thënë Umtiti

I pyetur rreth të ardhmes së tij tek Barca, Umtiti ka thënë që nuk dëshiron të largohet nga klubi.

“Kishte diskutime, por ishte e shpejtë, asgjë konkrete. Të jem korrekt; Barcelona është Barcelona. Nuk dua të largohem kështu”, ka përfunduar francezi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera