Lajme

Ulutash takon Kurtin dhe Maqedoncin: Koordinimi i institucioneve me KFOR-in, kyç për sigurinë

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 13 March 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ku është thënë se bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, janë kyçe për sigurinë e qëndrueshme për të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se gjatë takimit, Ulutash theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë në vend janë kyçe për sigurinë e qëndrueshme dhe për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Rikonfirmova përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të luajtur rolin e tij në këtë drejtim. Përsërita mbështetjen e KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera