Lajme

Ulutas takohet me Goffus, e njofton për aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen në dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 29 August 2024

KFOR-i ka bërë të ditur se ditën e sotme, gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka takuar Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus.

Ulutas e njoftoi Goffus për aktivitetet e KFOR-it dhe dialogun e lehtësuar të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sot është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

-Advertisement-

Gjeneralmajor Ulutaş informoi mbi aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR-it.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të etëq për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera