Ultimatumi i policisë: Vini zjarr me qëllim dhe shikoni si do t’a pësoni
Autori: Gazeta inFokus
15:08 | 19 Korrik 2017
Numri i lartë i zjarreve në të gjithë territorin e vendit ka rritur dyshimet se një pjesë e tyre janë vendosur me qëllim.Nisur nga këto dyshime, javën e fundit janë proceduar 5 shtetas dhe vijojnë hetimet për rastet të tjera.Komisariati i Policisë në Delvinë ndaloi 2 shtetas të dyshuar si autorë të djegies së një sipërfaqe prej 80 ha kullote dhe shkurre në Malin e Muzgësë.
Të ndaluar janë K.Zh. 45 vjeç dhe N.H. 36 vjeç.
Policia e Shkodrës arrestoi një person pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. P.P. 64 vjeç dyshohet se në fshatin Hot i Ri i kishte vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur një sipërfaqe me rreth 5 dynym barë dhe shkurre.Në Lezhë është arrestuar F.S. 55 vjeç, pasi dyshohet se ndezi një zjarr në tokën në pronësi të tij, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur 30 traversa prej druri të shinave të trenit të linjës hekurudhore Shkodër-Lezhë.
Policia e Vlorës arrestoi 63 vjeçarin Y.H. si autor i dyshuar i zjarrit në fshatin Mavrovë ku është djegur një sipërfaqe toke prej 150 ha pyll, shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 ha në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullinj.
Ndërkohë Policia e Shtetit paralajmëron të gjithë qytetarët që ndezin zjarre të qëllimshme apo nga pakujdesia, se do të ndëshkohen ashpër sipas ligjit.- Neni 151 i Kodit Penal, ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ parashikon: Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.- Neni 206/a ‘Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’ parashikon: Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1.000.000 (një milion) lekë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 1 000 000 (një milion) lekë deri në 2 000000 (dy milionë) lekë.- Neni 206/b ‘Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’, parashikon: Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Emergjencave Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në zonat malore dhe ato me pyje, ndërsa në rastet kur konstatojnë zjarre të telefonojnë menjëherë në numrat e emergjencës 112 dhe 129 apo 128.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































