Ultimatumi i SBASHK-ut, Nagavci: Neve s’mund të na shantazhojë askush
Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 10 January 2022
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur rreth paralajmërimeve të SBASHK-ut për grevë nëse deri në muajin mars nuk hartohet ligji i ri për paga.
Ajo ka thënë se Qeveria Kurti nuk mund të shantazhohet nga askush.
“As mua si ministre dhe as Qeverinë Kurti nuk mund të na shantazhojë askush. Ne i kemi të qarta synimet dhe qëllimet tona në përmirësimin e rezultateve në të nxënit, derisa mësimdhënësit dhe menaxhmenti i shkollave janë partnerë tanë tepër të rëndësishëm. Meqë edhe vetë vij nga fusha e mësimdhënies ku kam punuar gjatë jam shumë e vetëdijshme për vëmendjen, interesimin dhe vullnetin e mësimdhënësve për të dhënë më të mirën të mundshme. Nga dita ime e parë e punës bashkë me kabinetin, zyrtarët e ministrisë dhe qeverinë kemi synim që të punojmë maksimalisht për të arritur më të mirën e mundshme. Asnjë presion apo shantazh nuk do të na pengojë që të arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Nagavci në klan kosova.
Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka përsëritur paralajmërimin se nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre, në fund të marsit, mësimdhënësit mund të futen në greva.
Në vitin 2019, Qeveria e Kosovës pati dërguar Projektligjin për pagat në Kuvend, i cili ishte miratuar. Ligji parashihte ngritjen e pagave të 70 për qind të shërbyesve civilë. Me këtë ligj, një mësimdhënësi të shkollës fillore do t’i rritej paga nga 470 euro në 612, ndërsa një mjeku specialist nga 600 në 1.195 euro. Ngritje pagash ishin paraparë edhe për policinë dhe doganat, por jo edhe për zjarrfikësit.
Por, institucioni i Avokatit të Popullit e kishte dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, për siç thuhej, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën.
Më 30 qershor 2020, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për pagat në sektorin publik, pasi nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës dhe shkakton çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura.
Kryeministri Albin Kurti në dhjetor të vitit të kaluar ka deklaruar se po punohet në Ligjin e pagave, për të ofruar zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave, në sektorin publik.
Të tjera
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...