Ultimatumi i Odës së Hotelerisë, Sogojeva: Nëse s’përmbushen kërkesat tona do të protestojmë ashpër
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 04 November 2021
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, gjatë ditës së sotme i ka dhënë ultimatum Qeverisë se nëse deri në ditën e premte nuk realizohen kërkesat e tyre, atëherë do të bëhen protesta të ashpra.
Në lidhje më këtë Gazeta Infokus ka komunikuar me kryetarin e Odës Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.
Ai në një prononcim për Infokusin tha se nuk e sheh si rrezikim jetën e qytetarëve me mbajtjen e ahengjeve dhe aktiviteteve të tjera në këtë sektor, shkruan Gazeta Infokus.
Sogojeva tha se nuk e rrezikojnë jetën pasi që në fillim duan të fillojnë me 50%, ku asnjëri nuk do të mund të hyjë pa vaksinim apo pa test negativ.
“Jo nuk mendojmë qe e rrezikojmë, ne kemi thënë qe me fillu me 50% për arsye se ne kemi kërkuar qe asnjë person nuk mund të hyjë në lokale nëse nuk i ka vaksinat ose testin negativ, sepse pa to nuk do të ketë shanse që të hyjë në lokal, plus regjistrin pronari është i detyruar të mbajë, sepse jena zotuar para zëvendëskryeministrit që regjistrin ka me pasë edhe Ministria, edhe ne”, tha Sogojeva për Gazetën Infokus.
Ndërsa, sa i përket ultimatumit të paralajmëruar për Qeverinë, Sogojeva tha se kanë pasur një takim me zëvendëskryeministrin dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë dakorduar që kërkesat e tyre të hyjnë në këshillin ndërministror.
Sogojeva shtoi se nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre atëherë organet e Odës do të marrin ndonjë vendim që mund të jenë edhe të ashpra.
“Ne kemi pasur takim me zëvendëskryeministrin edhe me ministrin e Shëndetësisë dhe në njëfarë forme me komunikim konstruktiv u dakorduam që kërkesat tona me i shti në Këshillin Ndërministror, prandaj tash po presim dhe në qoftë se nuk realizohet kjo, normalisht që ne kemi organet e Odës dhe Oda do të vijë me vendime që mund të jenë edhe të ashpra, por mund të jenë edhe forma të tjera”, shtoi Sogojeva për Gazetën Infokus.
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...