Rozë

“Ultimatumi” i Brikit bëri punë, Mateo bëhet viral si e ruan unazën e martesës

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 07 May 2026

Mateo është rikthyer në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, por këtë herë jo për muskujt e tij, por për një detaj që ka bërë ndjekësit të komentojnë gjatë. Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania” po tregon se e ka marrë shumë seriozisht “urdhrin” e partneres së tij, Brikenës, sa i përket simbolit të tyre të dashurisë.

Thuhet se dashuria kërkon sakrifica, dhe për Mateon kjo sakrificë është vëmendja maksimale.

Kujtojmë se Brikena ka qenë e prerë në udhëzimet e saj: ajo i ka thënë Mateos se mund të këputë edhe gishtin, por unaza nuk duhet të lëvizë nga vendi! Ky “ultimatum” me sa duket e ka vënë në lëvizje Mateon për të gjetur një zgjidhje kreative.

-Advertisement-

E mbani mend gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Mateo u bë protagonist i disa momenteve paksa “të sikletshme” kur harroi unazën e tij jo një, por dy herë në tualet. Kjo harresë nuk kaloi pa u vënë re duke u kthyer në një temë diskutimi për vëmendjen e tij ndaj detajeve.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë seancave intensive në fitness, Mateo ka gjetur një mënyrë të re për ta mbajtur unazën sigurt. Në fotot e fundit që po bëjnë xhiron e rrjetit, ai shihet duke u stërvitur me unazën e vendosur në një zinxhir rreth qafës. Kështu, edhe pse peshat janë të rënda, unaza mbetet “ngjitur” me të, duke u siguruar që Brikena të jetë e qetë dhe gishtat e Mateos të mbeten të gjithë në vendin e tyre!

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy