Lajme

Ulqinaku e vranë lopën e fqinjit me armë

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 05 April 2022

Me disa të shtëna nga një pushkë gjuetie, ulqinaku A.D., ka vrarë mëshqerrën e dikujt tjetër që ka gjetur buzë rrugës, por në seancën e parë në polici dhe prokurori nuk ka pranuar të shpjegojë pse e ka bërë këtë, përveçse ka thënë se është detyruar ta bëjë këtë, ka zbuluar “Vijesti”.

Tre orë pas ngjarjes skandaloze, ai u arrestua në vend i dyshuar për kryerjen e veprave kriminale – armëmbajtje pa leje dhe torturë dhe vrasje të kafshëve, shkruan TvTeuta.

Të premten mbrëma, sipas “Vijesti”, ai është ndaluar në Departamentin e Sigurisë (OB) Ulqin, por të shtunën pas seancës dëgjimore në Prokurorinë Themelore të Shtetit (ODT), është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të mëtutjeshme, i detyruar që të raportojë çdo ndryshim të adresës ose vendbanimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera