Lajme

Ulqin, shpëtohet një fëmijë katër vjeçar nga Kosova derisa era ia fryu dyshekun prej gome

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 22 August 2023

Në Plazhën e Madhe në Ulqin dje është shpëtuar një fëmijë katër vjeçar nga Kosova.

Roja detare, Edis Sijariq, në orën 09:35 ka marrë informacionin se një erë e fortë nga lindja e ka tërhequr zvarrë një shtetas të Kosovës katër vjeçar, i cili ndodhej në dyshek gome.

Notarët kanë tentuar të notojnë tek fëmija i rrezikuar, por rrymat e forta të detit nuk i kanë lejuar në atë moment dhe dysheku është larguar nga bregu afërsisht tre kilometra drejt Ada Bojanës.

-Advertisement-

“Me përdorimin emergjent të skuterit special të shpëtimit UPSUL, shpëtimtari Sijariq për vetëm pak minuta arriti në pozicionin e fëmijës me dyshek dhe e evakuoi atë me ndihmën e Enes Skënderoviqit, i cili arriti të notonte me të gjitha forcat”.

“Djali u shpëtua në momentet e fundit, sepse ekzistonte rreziku që deti i turbullt të përmbyste dyshekun dhe pyetja është nëse shpëtuesit kanë pasur kohë të reagojnë në kohë”, njofton UPSUL, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera