Sport

Ulpiana shpallet kampion në Ligën e Parë, sezonin tjetër luan në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 12 April 2021

Klubi hendbollistik “Ulpiana” nga Lipjani, është shpallur kampion në Ligën e Parë dhe në sezonin e ardhshëm nisin turin në Superligë.

Vashat e Tefik Retkocerit dhe ndihmësit Shkodran Retkoceri, kanë arritur ta mbyllin edicionin me 12 fitore dhe pa pësuar asnjë humbje, duke treguar se me plotë meritë kanë arritur inkuadrimin në elitën e hendbollit për femra.

Pas këtij suksesi skuadra e Ulpianës në faqen e tyre zyrtare, kanë përgëzuar rrugëtimin e tyre në Ligën e Parë dhe e kanë dërguar një sinjal tek skuadrat e Superligës

-Advertisement-

“Sot përmbyllem rrugëtimin tonë në Ligën e Parë.12 fitore dhe asnjë humbje, falë Trainerit dhe lojëtareve të Klubit të cilat në cdo lojë dhanë më të mirën nga vetja e tyre! Me plot mund dhe merita arritëm këtu ku jemi sot, në vend të Parë të tabelës! Faleminderojmë secilen nga ju për mundin që keni dhënë për secilin moment duke bërë kështu që të kryesojmë në tabelë me pikët maksimale, me të gjitha fitore pa asnjë humbje dhe barazim! Sukseset mos na u ndalshin asnjëherë”, thuhet në njoftimin e Ulpianës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera