Shëndetësi

Ulni rrezikun e kancerit të prostatës me produktet që i keni në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 10 May 2017

Në disa studime të bëra së fundmi të bëra nga mjekësia alternative thuhet se konsumimi i brokolit dhe sojës, ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës.

Studimet e bëra në Stokholm në Suedi kanë vërtetuar se ushqimet me shumë yndyrë janë rrezik për kancerin në prostatë.

Personat që pinë dy gota qumësht me yndyrë në ditë janë më të prirë për t’u prekur nga kjo sëmundje.

-Advertisement-

Mjekët popullorë kanë bërë të ditur se personat që kanë konsumuar sasi të mëdha djathi apo vezësh dhe mish me yndyrë kanë qenë më të favorizuarit për t’u prekur nga ky lloj kanceri që prek meshkujt.

Gjithashtu, meshkujt duhet të konsumojnë sa më shumë perime të gjelbra dhe çajra bimorë.

Brokoli kanë dhënë rezultate të kënaqshme për kurimin e prostates, pasi ka vlera të ulëta kalorike dhe nuk ndikon në rritjen e yndyrave në gjak. Ai përmban vitaminat K, C, E, B1 dhe B2, acid folik dhe provitamina minerale.

Ai rekomandohet të përdoret nga personat që kurohen me antibiotikë, kimioterapi ose rrezatim para dhe pas operacionit të tumoreve si dhe nga personat që kanë probleme në prostatë.

Ky ilaç bimor mund të përdoret nga të gjithë për t’u mbrojtur në të ardhmen nga problemet që shfaqen nga sëmundjet tumorale.

Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura me shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në prostatë.

Evitoni nitratin dhe kaliumin, pasi këta përbërës njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi të zhvillimit të kancerit në prostatë.

Këto të preparate të dëmshme gjenden më së shumti në mish, sallam, salsiçe.

Meshkujt që kanë probleme me prostatën duhet të limitojnë duhanin, alkoolin, ushqimet që përmbajnë djegës, si dhe që janë me shumë kripë.

Soja shihet si një armë tepër e fuqishme për të luftuar kancerin e prostatës.

Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se një molekulë e quajtur “Equol”, e cila prodhohet nga stomaku gjatë procesit tretës të sojës, arrin të bllokojë veprimin e një hormoni DHT, që lidhet me hipertrofinë prostatike beninje dhe malinje.

Studimi i publikuar në “Biology of Reproduction”, që është kryer nga studiuesit e “Children’s Hospital Medical Center” në SHBA, ka dhënë shumë shpjegime sidomos për jetëgjatësinë e japonezëve, në veçanti të burrave që preken më pak nga kanceri në prostatë sesa meshkujt që jetojnë në vende të tjera të botës.

Merita e sojës për kurimin e kancerit në prostatë duket se i atribuohet zakoneve të japonezëve për të konsumuar sojë. Tashmë shpresa është që të arrihet të saktësohen medikamentet që shfrytëzojnë aftësinë e sojës për të kuruar tumorin në prostatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera