Lajme

Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Vendim historik që merret për herë të parë në 35 vite

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 08 January 2025

“Vendim historik që merret për herë të parë në 35 vite”. Kështu e cilësoi vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentë abonentët familjarë kryeministri Edi Rama.

“Është një fakt i cili na mbush me krenari, po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë. Nga ana tjetër, po të marrim parasysh se çmimi i energjisë në kohët e sotme është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë, ku çmimet e energjisë janë rritur”, deklaroi Rama.

Çmimi i energjisë elektrike kishte mbetur i pandryshuar në 9,5 lekë pa TVSh apo 11,4 lekë me TVSh që nga viti 2015.

-Advertisement-

Më herët, energjia elektrike ka qenë e tarifuar me dy fasha me çmime që varionin nga 4,5 e deri në 13,5 lekë për kilovat/orë.

Pikëpyetjeve nëse ky është një vendim për qëllime elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Rama iu përgjigj në këtë mënyrë.

“Nuk kam detyrim që t’i mbush mendjen dikujt që e ka të mbushur mbrapsht, e di shumë mirë që jetojmë në demokraci dhe të gjithë kanë lirinë të thonë çfarë të duan për çdo gjë që kam bërë bëj dhe do të bëj do thonë, mbi 1 milionë konsumatorë do paguajnë një çmim të ulur të saj”, u shpreh kryeministri.

Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se nga 20,62% në 2021, niveli i humbjeve në rrjet vitin e sapo lënë pas u tkurr në 17,93%. Nga ana tjetër, arkëtimet janë zgjeruar ndjeshëm në 4 vitet e fundit./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera