Ulëset e partive në Kuvend nëpërmjet grafikoneve
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 13 June 2017
Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-Nisma (PAN) në Parlamentin e Kosovës pritet t’i zënë 39 ulëse, duke u bazuar në mbi 34 për qind të votave të përgjithshme të fituara në zgjedhjet e së dielës.
Tetë deputetë më pak se koalicioni i “Krahut të luftës” pritet t’i marrë lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ky subjekt politik ka qenë befasia e këtyre zgjedhjeve pasi që ka fituar mbi 27 për qind të votave të përgjithshme, duke e lënë mbrapa koalicionin LDK-AKR.
Këta të fundit do t’i zënë 30 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pasi që kanë fituar rreth 25,7 % të votave të përgjithshme.
Nëse këto rezultate krahasohen me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 del se koalicioni PAN ka humbur mbi 90 mijë vota, pasi në zgjedhjet e mëparshme PDK-AAK-Nisma kishin rreth 330 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e së dielës nuk kanë arritur t’i marrin as 240 mijë vota.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë revolucion në këto zgjedhje.
Duke krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 kur kishin më pak se 100 mijë vota, të dielën ky subjekt politik ka arritur t’i fitojë rreth 190 mijë vota, duke i dyfishuar kështu votat.
Ndërsa koalicioni LDK-AKR në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur t’i marrë rreth 180 mijë vota.
Vetëm LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2014 kishte rreth 185 mijë vota dhe nëse i shtohen edhe votat e AKR-së ky koalicion para tre vjetësh kishte rreth 220 mijë vota apo 40 mijë vota më shumë se më 11 qershor 2017.
Gazeta “Express” ka raportuar gjatë ditës së diel se nga 20 vendet e rezervuara për minoritetet, Lista Serbe i ka fituar 8 mandate në Kuvend, ndërsa SLS-ja dhe partia e Aleksandër Jabllanoviqit nga një vend.
KDTP-ja nga votuesit e saj ka rezervuar 3 ulëse, Vakat 2, ndërsa pesë parti të tjera të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë nga vetëm një mandat.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...