Lajme

Ukrainë/ Të gjitha urat që të çojnë në Severdonetsk janë shkatërruar

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 14 June 2022

Të gjitha urat drejt qytetit të Severodonetskut tani janë shkatërruar nga forcat ruse.

Me qytetin e shkëputur tanimë nga Ukraina, guvernatori lokal Serhiy Haidai tha se dërgimi i furnizimeve dhe evakuimi i civilëve tani është i pamundur.

Luftimet e ashpra po zhvillohen në qytetin lindor ku për javë të tëra, kapja e Severodonetskut ka qenë një objektiv kryesor ushtarak për Rusinë.

-Advertisement-

Marrja e Severodonetsk dhe qyteti afër me të i Luhanskut do t’i jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, shumica e të cilit tashmë kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Të tre urat në Severodonetsk u shkatërruan. Ata banorë të mbetur në qytet u detyruan të mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira”, tha Haidai.

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky e përshkroi koston njerëzore të betejës për qytetin si “të tmerrshme”.

Trupat ukrainase, tha ai, kishin luftuar forcat ruse për “fjalë për fjalë çdo metër”.

Raportet citojnë se rreth 70% e qytetit është tani nën kontrollin rus, raporton BBC

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera