Lajme

Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 20 August 2017

Zyrtarët në Ukrainë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia, për të shtëna zjarrvënëse në vendbanimin Zaiceve, në pjesën e kontrolluar nga qeveria në rajonin Donbas.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë sot se sulmi kishte ndodhur mbrëmë vonë.

Nga të shtënat e këtilla është shkaktuar zjarr, nga i cili janë shkatërruar disa shtëpi dhe prona të tjera.

-Advertisement-

Megjithatë, nuk është raportuar për plagosje eventuale të njerëzve.

Forcat e Ukrainës nuk janë përgjigjur me zjarr, për shkak të armëpushimit, i cili është në fuqi, kanë thënë zyrtarët.

Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 10 mijë njerëz, përfshirë 2,700 civilë, janë vrarë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, prej fillimit të vitit 2014.

Më se 24 mijë persona të tjerë janë plagosur, ndërsa më tepër se një milion njerëz janë zhvendosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera