Lajme

Ukrainë, 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të marrë pjesë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 07 March 2022

Ministrit i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë me dije se gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar në Ukrainë për të luftuar.

Në një konferencë në internet të dielën, Kuleba tha se vullnetarët vijnë nga 52 vende të ndryshme të botës. Por, ai tha se nuk do të përmendë shtetet nga cilat kanë ardhur aplikimet për të marrë pjesë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ndërsa refugjatët po largohen nga Ukraina, ditën e djeshme, qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime për pjesmarrje në luftën me Rusinë.

-Advertisement-

Më herët, kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se britanikët do të ndihmojnë Ukrainën nga vend i tyre dhe nuk do të shkojnë atje për të luftuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera