Lajme

Ukrainasja u dhunua në një hotel në Durrës: Me shqiptarin u njohëm në Mal të Zi …

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 31 October 2017

Policia e Durresit arrestoi nje 24-vjecar, i cili akuzohet se ka mbajtur peng ne nje hotel ne Durres nje vajze nga Ukraina. Ai eshte Almarjo Xhebexhia, banues në Shkallnur, Durrës.

“Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë”, thuhet nga Policia.

“Panorama” zbardh te plote edhe deshmine e vajzes ukrainase ne Polici:

-Advertisement-

Jemi njohur ne vere ne Malin e Zi. Ishte muaji korrik. Ai ishte per pushime dhe une gjithashtu kisha ardhur me pushime. Pasi u njohem mbajtem kontakte, nderruam numrin e telefonit dhe u beme miq ne FB per te mbajtur kontakt. Me pelqeu si djale dhe pasi komunikonim thuajse perdite, me pas krijuam nje lidhje dashurore. Me kerkoi te vija ne Shqiperi dhe kam ardhur disa here nga korriku deri tani. Dje erdha serish me kerkese te tij, por me dhunoi, me rrahu, me godiste pa pushim dhe me kercenonte se do te me vriste.

“Ketu s’te gjen njeri, do te vras po mbylle gojen” me kerkonte te qendroja ketu. Nuk e di arsyen pse kerkonte te qendroja nderkohe qe nuk me prezantonte me familjen. Nuk e di cfare qellimi kishte, ndoshta donte punoja ketu a mos ndoshta donte te me prostituonte. Ngrita keto dyshime ne mendjen time pasi po sillej shume ashper dhe me dhunonte. Me mbajti pa deshire ne nje hotel ketu ne Durres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera