Lajme

Ukrainasit kërcënojnë se do ti vrasin 400 mercenarët sirianë që mbërritën sot në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 14 March 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se në Ukrainë kanë ardhur 400 mercenarë të parë sirianë.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se ata janë afër kufirit ukrainas në Rusi, transmeton Gazeta Infokus.

Po ashtu ky shtab ka theksuar se në çdo sirian që hasin do të ekzekutojnë dhe nuk do ta kapin rob.

-Advertisement-

“Tani ata janë afër kufirit ukrainas në Federatën Ruse (rajoni i Rostovit) dhe Bjellorusi (rajoni Gomel) dhe po trajnohen.  Shtabi i Përgjithshëm theksoi se sirianët nuk do të kapeshin rob – ata do të pushkatoheshin menjëherë”, thuhet në njoftim.

Sot janë bërë 19 ditë prej kur Rusia ka filluar sulmet e para në Ukrainë, derisa ukrainasit po vazhdojnë të qëndrojnë përballë rusëve ani pse humbjet ne njerëz dhe dëme materiale nuk janë të vogla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera