Ukrainasit i rezistojnë ofensivës ruse në lindje, teksa lufta hyn në ditën e 100-të

Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 03 June 2022
Forcat ukrainase kanë arritur që të rezistojnë ndaj ofensivës ruse në qytetin kyç të Severedonjeckut, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa më 3 qershor pushtimi i paprovokuar rus hyri në ditën e 100-të.
“Ne kemi arritur disa suksese në betejat në Severodonjeck”, tha Zelensky gjatë adresimit natën e 2 qershorit, duke shtuar se megjithatë situata në lindje të Ukrainës vazhdon të jetë “shumë e vështirë”.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 3 qershor se nëse shikohet plani origjinal i Rusisë, asnjë prej objektivave strategjike të Moskës nuk është arritur.
“Forcat ruse kanë dështuar që të arrijnë objektivat fillestare për të marrë kontrollin e Kievit dhe qendrat e Qeverisë ukrainase”, tha inteligjenca britanike, duke shtuar se “rezistenca ukrainase dhe dështimit për të marrë kontrollin e aeroportit Hostomel, afër Kievit, në 24 orët e para, bën që ofensivat ruse të zmbrapsshin”.
Ndërkaq, luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin Severodonjeck, që zyrtarët kanë thënë se rusët kontrollojnë 80 për qind të territorit të qytetit, teksa forcat ukrainase po kanë vështirësi që të dëbojnë rusët.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se konflikti është bërë “një luftë shkatërruese”.
“Nga natyra, luftërat janë të paparashikueshme dhe prandaj ne vetëm duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se pret që fundi i kësaj lufte të vendoset në tavolinën e negociatave, duke shtuar se çfarë ndodh në negociata lidhet ngusht me situatën në fushëbetejë.
Ndërkaq, ushtria ukrainase tha më 3 qershor se kanë bërë përparim në ofensivën kundër forcave ruse në rajonin jugor të Hersonit, duke thënë se kanë çliruar 8 kilometra “të territorit të pushtuar”.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania kanë shtuar ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën, duke premtuar sisteme të avancuara armësh.
Zytarët perëndimorë vlerësojnë se armët do të arrijnë në Ukrainë për tre javë, teksa forcat ukrainase po përballen me ofensivën ruse.
Ndërkaq, inteligjenca britanike theksoi se sukseset e fundit taktike të Rusisë janë arritur me një kosto të madhe të burimeve./REL
Të tjera
-
E rëndë/ Dalin pamjet nga aksidenti në Prishtinë ku u lëndun dy vajza
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku një makinë ...
-
Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren
Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë ...
-
Udhërrëfyesi i ri për vizat, i papranueshëm për Kosovën
Deklarata e ish-presidenti Hashim Thaçi për liberalizimin e vizave u dha pasi...
-
Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Krysh...
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...
-
Snajperistët e FSK-së të 5-ët në garën e snajperistëve në Turqi
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vend...
-
Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të S...
-
Haxhiu pret përgjigje pozitive nga opozita: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pret që partitë opozi...