Ukraina: Varemi nga armët e Perëndimit
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 10 June 2022
President ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase po rezistojnë në qytetin lindor të Severodonjeckut, ku luftimet intensive me trupat ruse mund të përcaktojnë fatin e rajonit të Donbasit.
Moska e ka përqendruar ofensivën e saj në qytetin industrial, duke marrë kontrollin e pjesës më të madhe të këtij qyteti.
Në fjalimin e tij, Zelensky deklaroi të enjten se disa “qytete në Donbas, të cilat pushtuesit tani i konsiderojnë objektiva kyçe, po rezistojnë”.
Ai shtoi se forcat ukrainase kanë bërë hapa para në rajonet Zaporizhia dhe Harkiv, dhe janë në procesin e “çlirimit të vendit”.
Guvernatori i Severodonjeckut, Sergiy Gaiday tha se “një nga simbolet e qytetit, Pallati i Akullit u shkatërrua.
Zëvendës shefi i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës Vadym Skibitsky tha se Ukraina po humbet në vijën e frontit dhe se tani çdo gjë varet ekskluzivisht nga armët dhe nga Perëndimi për t’a mbajtur Rusinë larg: “Kjo tani është një luftë artilerie. Frontet janë tani vendi ku do të vendoset e ardhmja dhe ne po humbasim në aspektin e artilerisë. Gjithçka tani varet nga ajo që na jep Perëndimi”.
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov deklaroi se rreth 100 ushtarë ukrainas po vriteshin çdo ditë në luftimet në vijën e parë./REL
Të tjera
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...