Lajme

Ukraina thyen rekordin e refugjatëve kosovarë të vitit 1999 në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 14 February 2023

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë të madhe të refugjatëve në Evropë.

Gjatë vitit 2022 numri i njerëzve që ikën nga vendi i tyre për të kërkuar strehim dhe mbrojtje si pasojë e luftës arriti në 75 mijë, vetëm në Zvicër.

Sipas Qendrës Nacionale për Azilkërkues në këtë vend (BundesasylZentrum) gjatë vitit 2023 këtij vendi pritet t’i shtohen edhe 27 mijë azilkërkues ukrainas.

-Advertisement-

Numri i refugjatëve ukrainas e ka thyer rekordin e refugjatëve të luftës në Kosovë në vitin 1999-të, shkruan gazeta zvicerane Blick.

Gjatë 99-tës 47 mijë e 513 njerëz kishin kërkuar strehim e mbrojtje nga shteti helvetik.

Nga ta 29 mijë e 495 vijnë nga ish-jugosllavia, 90 për qind prej tyre nga Kosova e pjesa tjetër nga Serbia e Mali i Zi.

Thuhet se midis 1998-tës dhe 1999-tës u gjenden rreth 53 mijë refugjatë në Zvicër.

Me 100 mijë refugjatë në vitin 2022, ky numër thuajse është dyfishuar, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera