Lajme

Ukraina: Të paktën 74,000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 03 November 2022

Ukraina ka pohuar se të paktën 74,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës më shumë se tetë muaj më parë.

Në një përditësim mbi humbjet ruse, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se rreth 2,734 tanke, 5,552 automjete të blinduara luftarake dhe 1,442 dronë janë shkatërruar gjithashtu.

Sky News shkruan se zyrtarët perëndimorë nuk kanë dhënë një shifër të vlerësimeve të fundit.

-Advertisement-

Lufta në Ukraina po vijon prej muajsh, duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme të shumta. Që në nisje të konfliktit me Rusinë, një pjesë e mirë e ukrainasve u larguan nga vendi i tyre për ti shpëtuar luftës.

Çdo ditë gra dhe fëmijë largoheshin nga shtëpitë e tyre me rrobat e trupit ose shumë pak gjëra me vete. Me kalimin e muajve dhe bombardimeve të shumta ndërtesat u kthyen në gërmadha, ndërsa bodrumet në vendstrehime për ata që qëndruan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera