Lajme

Ukraina sot pret armëpushim me Rusinë në disa qytete

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 09 March 2022

Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se sot Ukraina pret armëpushim me Rusinë kjo për shkak të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Armëpushimi ka filluar sipas tyre nga ora 9 e mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 9 të mbrëmjes, transmeton Gazeta Infokus.

Evakuimi i civilëve pritet të bëhet nga 10 qytete të vendit.

-Advertisement-

Zyrtarët ukrainas iu bënë thirrje forcave ruse për t’i përmbushur zotimet e tyre dhe për armëpushim lokal.

Lajmi vjen pasi Ukraina arriti të kryejë evakuimin masiv të martën, duke transportuar me autobus rreth 5000 civilë nga qyteti i Sumy në verilindje të Ukrainës për në Poltava, në qendër.

Autoritetet në Kiev kanë akuzuar më parë Moskën për bombardimin e një korridori refugjatësh të destinuar për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera