Ukraina shkatërron 27 dronë dhe një raketë balistike! Zelensky nga New York: S’e kuptoj pse Rusia ka ende një vend në OKB
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 19 September 2023
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 27 nga 30 dronë dhe një raketë balistike Iskander të lëshuar nga Rusia në territorin e Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmi u konfirmua nga forcat ajrore të Ukrainës në Telegram.
“Dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan në rajonet jugore, qendrore dhe perëndimore të Ukrainës, ndërsa raketa u lëshua në drejtim të Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore“, thuhet në njoftim.
Nisur nga zhvillimet në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kombeve të Bashkuara për të lejuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ulëse (çka përkthehet në zë për Rusinë) në organizmin botëror, pavarësisht krimeve të luftës në Ukrainë.
Gjatë vizitës në një spital në New York ku po trajtohen ushtarët ukrainas, Zelensky tha se trupi i liderëve botërorë duhet të japë përgjigjje.
“Për ne, është shumë e rëndësishme që të gjitha fjalët tona, të gjitha mesazhet tona, të dëgjohen nga partnerët tanë. Dhe nëse në Kombet e Bashkuara – është për të ardhur keq, por ende – ka një vend për terroristët rusë, pyetja nuk është për mua”- tha Zelensky, ndërsa shtoi se: “Unë mendoj se është një pyetje për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara”.
Më vonë sot udhëheqësi ukrainas do t’u drejtohet liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu do të flasë për luftën në Ukrainë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Zoti Lavrov pritet të bëjë vërejtje në takim dhe kur Zelensky u pyet nëse do të qëndronte në dhomë për të dëgjuar atë që kishte për të thënë, ai tha: “Nuk e di se si do të jetë, me të vërtetë”.
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...