Ukraina: Rrëzuam 26 dronë rusë gjatë natës

Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 26 September 2023
Rusia ka sulmuar Ukrainën me 38 dronë gjatë natës, tha të martën forca ajrore e Kievit, ndërsa këta të fundit rrëzuan 26 prej tyre.
Megjithatë, porti i Danubit për eksportimin e drithërave ukrainase, Izmail, u godit sërish.
Dronët që depërtuan e goditën infrastrukturën përreth Izmailit, duke i dëmtuar më shumë se 30 automjete dhe duke i lënduar dy vozitës gjatë sulmit që zgjati dy orë, tha guvernatori rajonal i Odesas, Oleg Kiper.
Që nga korriku, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara e cila mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi, Rusia i ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës për eksportimin e drithërave në jug të Odesas dhe në rajonet e Mikolavit.
“U regjistrua lëshimi i 38 mjeteve ajrore pa pilot, Shahed-136/131, nga drejtime juglindore”, tha forca ajrore në Telegram.
Forca ajrore dhe njësitë ushtarake “shkatërruan 26” dronë të prodhuar nga Irani, shtoi ajo.
Izmail, i cili ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë, është shndërruar në një rrugë kryesore të eksportit për prodhimet bujqësore të Ukrainës, qëkur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat.
Ky qytet është sulmuar vazhdimisht nga dronët rusë gjatë natës në javët e fundit. Rusia dhe Ukraina janë dy fuqi të madhe bujqësore, furnizimet e të cilave janë jetike për sigurimin e ushqimit botëror.
Pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit të kaluar – dhe si pasojë sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë – i kanë destabilizuar tregjet botërore dhe furnizimin me drithëra.
Si pasojë e sulmit gjatë natës së fundit, katër persona u plagosën në fshatin Kiselivka në rajonin e Hersonit, tha guvernatori Oleksandr Prokudin./ REL

Të tjera
-
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniq...
-
Princi saudit, Putinit: Mbështesim çdo nismë për paqe në Ukrainë
Udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite, Princi Mohammed bin Salman, ka theksua...
-
Vdẹs edhe personi i dytë nga vetaksidenti në Ranillug
Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin D...
-
Bajrami: Qeveria Kurti kurrë s’ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve
Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri...
-
Trump: Nuk do të kishte pasur lụftë po të kisha qenë unë president
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, me anë të një postimi në platformën Truth...
-
“Uragan” – kështu e përshkruan avokatja e njohur ish-presidentin Thaçi
Avokatja e njohur kosovare, Fehmije Gashi Bytyqi, ka përshkruar ish-president...
-
BE zgjeron sanksionet ndaj rusëve – por Hungaria i largon disa nga lista
Bashkimi Evropian po zgjeron sanksionet ndaj afro 2400 individëve dhe subjekt...
-
Pamje të papublikuara nga vizita e Thaçit, si u kthye sigurimi i Hagës për t’i thënë disa fjalë mjekut që përqafoi ish-presidentin
Pamje të reja nga vizita e Thaçit, si u kthye sigurimi i Hagës për t’i thënë ...
-
5 euro një kilogram speca, eskalojnë marketet me rritjen e çmimeve
Rritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë ka shkaktuar një valë të madhe pakën...
-
Shpërthẹjnë protestat e ashpra në Bangladesh pasi një tetëvjeçare u përdhụnụa dhe vdịq
Një tetëvjeçare, e cila u përdhunua në Bangladesh, vdiq nga plagët e marra të...
-
Zyra e Prokurorit Publik Evropian po heton rastin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad
yra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) ka konfirmuar se një hetim për keqpër...
-
Dita e Verës, Elbasani në festë
Qindra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur rrugët e Elb...