Lajme

Ukraina publikon shifrën e të vrarëve pas sulmit të teatrin e Mariupolit

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 25 March 2022

Zyrtarët ukrainas kanë thënë të premten se rreth 300 njerëz mund të kenë vdekur si pasojë e bombardimeve në teatrin e qytetit të Mariupolit.

Në këtë objekt kanë qenë duke u strehuar qindra persona.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia ka kryer sulmet.

-Advertisement-

Rusia mohon se ka sulmuar teatrin, pavarësisht fakteve për të kundërtën.

“Dëshmitarët kanë thënë se rreth 300 njerëz kanë vdekur në Teatrin e Dramës në Mariupol, pas sulmeve të aeroplanit rus”, kanë thënë zyrtarët e teatrit përmes një postimi në Telegram.

Komunikimet brenda në Mariupol janë bërë jashtëzakonisht të vështira, andaj është e vështirë që të konfirmohen informacionet.

Sulmi në teatër ka ndodhur më shumë se një javë më parë, se nuk dihet saktë sa njerëz kanë qenë në të në kohën e sulmit./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera