Lajme

Ukraina publikon shifrën e civilëve të vrarë në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 18 March 2022

Këshilli i qytetit të Kievit ka njoftuar se 60 civilë, përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur në qytet që kur Rusia filloi sulmet e saj më shumë se tre javë më parë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

Ndërkaq, ky këshill gjithashtu ka bërë të ditur se më shumë se 160 ushtarakë ukrainas dhe luftëtarë kanë vdekur.

Këshilli tha se 889 persona janë plagosur, nga të cilët 241 janë civilë, përfshirë 18 fëmijë, shkruan CNN.

-Advertisement-

Gjithashtu, është njoftuar se 36 ndërtesa banimi, gjashtë shkolla dhe katër kopshte janë ndër ndërtesat e dëmtuara nga sulmet ruse.

Kujtojmë se sot janë bërë 23 ditë që nga fillimi i sulmeve të para në Ukrainë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera