Ukraina përpiqet të ruajë mbështetjen në mes të konfliktit Izrael-Hamas
Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 29 October 2023
Shumë ukrainas shohin ngjashmëri të madhe mes sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj civilëve izraelitë dhe agresionit rus kundër Ukrainës që filloi vitin e kaluar. Mes frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit do të largojë vëmendjen e botës nga vuajtjet e tyre, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, udhëheqësit dhe politikanët e komunitetit hebre të Ukrainës shpresojnë që SHBA do të vazhdojë të mbështesë si Izraelin edhe Ukrainën.
Në një nga sinagogat më të vjetra në qendër të Kievit, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare mblidhen për të ngrënë darkë së bashku. Në tryezë ata diskutojnë për sfidat e luftës.
Duke qenë në vijën e parë të luftës që nga fillimi i agresionit rus, ata shohin shumë paralele midis luftës së tyre dhe sulmit të fundit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit.
Rabini David Milman u shpjegon kolegëve të tij origjinën e konfliktit Izrael-Hamas. Ai thotë se u trondit nga sulmi.
“Së pari, u tmerrova. Fëmijët dhe nipërit e mi janë atje. Nuk mund ta kuptoja se si ishte e mundur kjo. Ne prisnim diçka të tillë nga Hezbollahu, Irani – por jo Hamasi. Krahasuar me Hezbollahun dhe Iranin, ata janë thjesht hajdutë xhepash. Shërbimet e zbulimit nuk u kushtuan vëmendjen e duhura”, thotë David Milman, rabin në ushtrinë ukrainase.
Rabini Milman vlerëson se sulmi rus në Ukrainë dhe ai i Hamasit ndaj Izraelit ndoqën të njëjtin skenar. Ai thotë se Hamasi nuk mund ta kishte kryer sulmin pa ndihmë nga jashtë. Ai dyshon për Rusinë, megjithëse, thotë ai, nuk ka prova.
Rabini Milman tregon se ku ulet Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe ambasadori izraelit, në rreshtin e parë kur vijnë në sinagogë. Rabini ka dy atdhe, Ukrainën dhe Izraelin, dhe ai mendon se të dyja vendet kanë nevojë për mbështetje për të luftuar agresionin.
Ihor Semyvolos, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Studimeve të Lindjes së Mesme të Ukrainës, thotë se të dyja luftërat përfshijnë armiq të demokracisë.
“Në nivelin strategjik, nuk ka dyshim se Rusia dhe Irani janë të përfshirë, dhe duke qenë se Irani dhe Rusia janë armiqtë tanë, nuk mund të mos ndikojë në konfliktin tonë. Sipas Presidentit Biden, kjo është pjesë e konfrontimit botëror midis demokracive dhe autokracive dhe ne e ndiejmë efektin e tij në Ukrainë”, thotë zoti Semyvolos.
Ivanna Klympush-Tsintsadze, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, thotë se “shumë ukrainas e shohin sulmin ndaj Izraelit si pjesë të së njëjtës luftë që po bën Ukraina”. Ajo mbështet qasjen e Presidentit Biden për të kombinuar një paketë ndihme për Ukrainën dhe Izraelin.
“Me sa kuptoj unë, duke marrë parasysh zhvillimet në politikën e brendshme amerikane tani, kjo është një qasje shumë e zgjuar për t’i shpjeguar publikut amerikan se çfarë duhet të bëjë populli amerikan, në mbështetje të Izraelit dhe Ukrainës”, thotë zonja Klympush-Tsintsadze.
Ukraina ka rëndësi të madhe për shumë hebrenj. Udhëheqësit e kaluar izraelitë Golda Meir dhe Ariel Sharon kishin rrënjë në Ukrainë dhe Rabini Milman thotë se shumë figura fetare hebreje janë varrosur në Ukraini. Ai thotë se lutet çdo ditë që të dyja vendet të mbështeten në luftën e tyre për mbijetesë. /VOA
Të tjera
-
Haradinaj shkon për ngushëllime te familjarët e fëmijëve që vdiqën dje në Jabllanicë
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet e ...
-
Bedri Hamza u shpreh ngushëllime familjeve për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë
Bedri Hamza u ka shprehur ngushëllime familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për ...
-
Memli Krasniqi për tragjedinë në Jabllanicë: Jemi pranë familjeve të fëmijëve, Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka shprehur ngush...
-
Jeta Rafuna: Hajvalia do të transformohet me projekte kapitale dhe investime të reja
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka the...
-
Musliu vazhdon fushatën në Celinë, takon mbështetësit e PDK-së për fitoren e përbashkët
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimet...
-
Bedri Hamza: Nëse humbni vendin e punës, për 6 muaj me radhë do të mbështetni me 80% të pagës së fundit që keni marrë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me shpalosjen e...
-
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë: Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e nxënësve tanë
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen ...
-
Pamje: Momenti kur shembet objekti në Gjakovë ku vdiqën tre fëmijë
Gjakova e gjithë Kosova janë tronditur si pasojë e një tragjedie ku humbën je...
-
“I larguam gërmadhat me traktor, pjesë-pjesë”, rrëfimi tronditës i personit që zbuloi i pari vdekjen e 3 fëmijëve nga shembja e shtëpisë në Jabllanicë
Një banor i fshatit Jabllanicë të Gjakovës ka treguar se si fillimisht është ...
-
Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekj...
-
24-orët e fundit, policia shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 742 tiketa trafiku. ...
-
Dalin imazhet e fëmijëve që humbën jetën në Jabllanicë
Janë bërë tashmë publike fotografitë e fëmijëve adoleshentë që humbën jet...