Ukraina përgatitet për luftë të përgjakshme në Kherson

Autori: Gazeta inFokus
22:09 | 05 November 2022
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Khersonit, ndërsa ushtarët ukrainas po përgatiten për një betejë të ashpër për të rimarrë nën kontroll portin strategjik në bregun perëndimor të lumit Dnipro.
Rusia ka rritur numrin e banorëve të evakuuar nga zona e konfliktit dhe ka pranuar përkeqësimin e situatës në rajonin e Kherson-it. Të paktën 70,000 civilë janë zhvendosur tashmë nga qyteti i Khersonit, që ndodhet në rajonin me të njëjtin emër, të cilin Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme.
Mediat pro-Kremlinit kanë njoftuar se trupat ruse e kanë zhvendosur komandën qendrore, 80 kilometra në juglindje dhe disa kanë marrë me vete statujat prej bronzi të komandantëve rusë të shekullit të 18-të.
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyi njoftoi të premten se forcat ruse kanë trefishuar intensitetin e luftimeve në pjesë të caktuara të frontit, me deri 80 sulme në ditë.
Shtabi i Përgjithshëm ukrainas njoftoi se forcat ruse aktualisht janë duke i përqendruar operacionet sulmuese në drejtim të qyteteve Bakhmut, Avdiivka dhe rajonit perëndimor të Donetskut./VOA

Të tjera
-
BE vëzhgon zgjedhjet në Durrës
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte ne Durrës ku vëzhgoi nga a...
-
Ramiz Lladrovci shkon për të votuar në Shqipëri
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar në zgjedhjet nacionale të Shq...
-
Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e vo...
-
Incidenti me tre të therur në Podujevë, ndalohet një person
Tre persona janë therur me thikë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në o...
-
Arrestohet 34-vjeçari nga Tirana, e fotografoi fletëvotimin dhe e publikoi në rrjete sociale
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një shtetas shqiptar ka publikuar një f...
-
Rëndohet situata pas incidentit në QV-në e Pogradecit, pasi goditi me grusht komisionerin, nipërit e tij i dhunojnë edhe familjen
Incidenti në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec është rënduar. ...
-
Nusja në Elbasan votoi e veshur me vello të bardhë, reagon Rama: Një gjest emocionues qytetar!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rrallë që është regjistruar d...
-
Raportime për fotografim të votave dhe përplasje verbale: Krejt çka dihet deri tash nga zgjedhjet në Shqipëri
Që prej orës 07:00 të mëngjesit, qytetarët shqiptarë kanë nisur të votojnë në...
-
Rama thirrje qytetarëve për të votuar: Është detyrë qytetare dhe patriotike
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin ...
-
Shqipëri: Dalja në zgjedhje deri në orën 12:00, rreth 22 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor po zhvil...
-
Nusja dhe dhëndri në Shqipëri votojnë në ditën e tyre të dasmës
Në një ngjarje të pazakontë, një çift i ri në Elbasan ka vendosur të ushtrojë...
-
Meta voton nga burgu, postimi në Facebook: Mediat ishin njoftuar, por sapo mësuan se dola i veshur Kuq e Zi…
Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i PL, Ilir Meta ka votuar në burgun e Fie...