Ukraina përfshihet në letrën drejtuar SHBA-së e BE-së: Kosova shtet sovran, duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 06 August 2023
Ukraina është përfshirë në një nivel përfaqësimi si bashkëautore e një letre përmes së cilës SHBA-së, BE-së e Mbretërisë së Bashkuar u është kërkuar qasje më e ashpër ndaj Vuçiqit dhe që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara. Në letër theksohet se “Kosova është vend sovran”, ndonëse Ukraina ende nuk e njeh pavarësinë e shtetit Ballkanit.
Lufta e Rusisë dhe rreshtimi i Kosovës përkrah Ukrainës e bëri së paku të diskutueshme çështjen që Ukraina ta njohë pavarësinë e shtetit më të ri të Ballkanit.
Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës dhe siç kishin paralajmëruar presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, një deputet ukrainas, Oleksiy Goncharenko pa se situata po e shpallte rrezikun real që kjo pjesë e Ballkanit të tërhiqet në vorbullën e luftës që po zhvillohet në vendin e tij. Më 5 gusht kishte vendosur ta dorëzonte në Parlamentin e Ukrainës një draft-rezolutë për njohjen e Kosovës.
Befasisht, komiteti i jashtëm i Parlamentit të Ukrainës iu bashkua disa politikanëve të Gjermanisë, SHBA-së e Mbretërisë së Bashkuar në një letër drejtuar krerëve të shteteve të fuqishme Perëndimore dhe vetë Bashkimit Europian, duke kërkuar qasje më të ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Tendencat e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet që publikisht të kritikohet si interferim i huaj dhe duhet të ndërmerren masa konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, thuhet në letrën drejtuar kryediplomatit europian, Josep Borrell, Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly.
Sipas Tagesspiegel, letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth (SPD) dhe Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Britanike të Komunave dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan”, thuhet në letër, ku bëhet thirrje për kthim në “ekuilibër dhe proporcionalitet” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të jetë baza e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”, thuhet ndër tjerash në këtë letër.
Aty shprehet gjithashtu shqetësimi për afrimin e mundshëm të Beogradit me Moskën, duke theksuar se BE dhe SHBA po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë.
Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin gëzon simpati në mesin e popullatës serbe, ndërsa shumë serbë po refuzojnë anëtarësimin e plotë të vendit të tyre në BE, gjë që nuk është parashikuar deri më tani, shkruan Tagesspiegel.
Në Ukrainë ka opinione të ndara për çështjen e njohjes së Kosovës, thotë deputeti ukrainas, Goncharenko në një intervistë për Gazetën Express vitin e kaluar. Ai beson se është koha që Ukraina të mos qëndrojë mënjanë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës. Tha se Parlamenti i Ukrainës po punon edhe në kohë lufte dhe se ekziston mundësia e shqyrtimit të një vendimi të tillë. Qëndrimin e presidentit Volodymyr Zelensky kishte thënë se nuk e dinte, por ai vet, si deputet opozitar, është i vetëdijshëm se nevojitet një dialog në përpjekjen që shumica e deputetëve ta mbështesin nismën e tij./Express
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...