Lajme

Ukraina përdor dronë nga Turqia, Rusia i “kërkon llogari” shtetit turk

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 09 April 2022

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase përdor dronët e prodhuar në Turqi.

Sipas CNN, zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre.

Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private.

-Advertisement-

Sipas tij, blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte ndodhur para luftës.

Ukraina ka investuar prej kohësh tek dronët ushtarakë, përfshirë ata nga Turqia, e në mesin e tensioneve me Rusinë, forcat speciale të Kievit paraqitën dronët e tyre luftarakë Punisher. Ata mund të fluturojnë në heshtje deri në 48 kilometra dhe të lëshojnë me precision të lartë maksimumi tre bomba, që do t`i fshinin automjetet dhe trupat e shënjestruara. Një dron i vogël, i quajtur Spectre, dërgohet në fillim për të identifikuar objektivit përpara se Punisher, apo “Ndëshkuesit”, të nisen për shfarosje.

Bombat lëshohen automatikisht në momentin që dronët zënë pozicion dhe shpërthimi është i menjëhershëm, duke përfshirë gjithçka rrotull në një lëmsh zjarri./TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera